Google ADS

Duhet t’i konsumoni të paktën 1 herë në javë: Të mirat shëndetësore të kërpudhave

11:48 | 8 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Kërpudhat njihen gjerësisht për shijen e tyre të mrekullueshme dhe përfitimet e mëdha shëndetësore.

Të mbushura me vitamine dhe minerale thelbësore, kërpudhat janë shtesë e shkëlqyer për ditën tuaj dhe u japin shumë shije recetave, transmeton portal arbresh.info

Kërpudhat janë një ushqim me kalori të ulët, por me një grusht vlerash ushqyese. Të ngarkuara me shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë që përmirësojnë shëndetin, ato janë njohur prej kohësh si një pjesë e rëndësishme e çdo diete. Për shembull, kërpudhat e rritura me ekspozim ndaj dritës ultravjollcë janë një burim i mirë i vitaminës D, një komponent i rëndësishëm në shëndetin e kockave dhe imunitetit.

Kërpudhat janë burim i shkëlqyer i zinkut, element thelbësor për shëndetin. Zinku është një lëndë ushqyese jetike për sistemin imunitar dhe gjithashtu është i nevojshëm për të siguruar rritje optimale tek foshnjat dhe fëmijët.

Për më tepër, studiuesit kanë gjetur një sërë arsyesh të tjera të shkëlqyera për përfshirjen e kërpudhave në dietën tuaj, të tilla si:

Presioni i gjakut

Kërpudhat janë burime të pasura të kaliumit, lëndë ushqyese e njohur për reduktimin e ndikimit negative që natriumi mund të ketë në trupin tuaj. Kaliumi gjithashtu rregullon presionin e gjakut, duke ndihmuar në uljen e saj. Prefereohet që njerëzit që kanë probleme me presionin e lartë të gjakut, të konsumojnë kërpurdha.

Sistemi imunitar

Efekti anti-inflamator i kërpudhave është treguar se përmirëson shumë efikasitetin e sistemit imunitar. Hulumtimet kanë zbuluar se kërpudhat ndihmojnë në stimulimin e mikrofagëve në sistemin imunitar, duke rritur aftësinë e tij për të mposhtur trupat e huaj dhe duke ju bërë më pak të ndjeshëm ndaj sëmundjeve serioze.

Humbja e peshës

Studimet afatgjata kanë zbuluar se kërpudhat, në kombinim me stërvitjen dhe ndryshimet e tjera të stilit të jetesës, mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në humbjen e peshës. Në një studim u kërkua që mishi i kuq të zëvendësohet me kërpudhat dhe pjesëmarrësit theksuan se ky ndryshim solli ndryshime për të mirë në trupin e tyre, përfshirë edhe linjat trupore. Antioksidantët në kërpudha gjithashtu mendohet se zvogëlojnë rrezikun e hipertensionit dhe çrregullimeve të tjera metabolike, transmeton portali arbresh.info

Këtu janë disa mënyra të njohura për të shtuar më shumë kërpudha në dietën tuaj:

Shtoni ato në picën e bërë në shtëpi
Shtoni në sallatë
Gatuani ato me hudhër dhe gjalpë për një pjatë anësore
Përdorni kërpurdhat si salcë për makarona
Shtoni kur gatuani mish të kuq, ose mish pule
Gatuani krem supe me kërpurdha
Hani me vezë në mëngjes./arbresh.info/

Të ngjashme