Me kërkesë të pozitës, shtyhet Nisma Legjislative për Komisionerin Parlamentar për FSK-në

11:17 | 8 Shkurt 2022
V. S.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka shtyrë për në mbledhjen e ardhshme Nismën Legjislative për Komisionerin Parlamentar për FSK-në. Kjo me kërkesë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Ai tha se në këtë pikë ende nuk janë plotësuar kushtet, teksa tha se edhe grupi punues po kërkon që kjo nismë të shtyhet për në mbledhjen e radhës.

“Unë kisha propozuar këtë pikë të rendit ditës ta lëmë për një ditë tjetër. Sot kërkohet vendimmarrje për këtë nismë dhe po kërkoj ta shtyjmë. Nuk janë plotësuar kushtet dhe grupi po kërkon të shtyjë për një mbledhje tjetër. Plani i punës është i mirë por mungon raportimi i ministrit të Mbrojtjes. Kisha propozuar të futet në sesionin pranveror dhe veror. Nuk është në plan raportimi i kryeshefit të inspektoratit”, tha Dugolli.

E deputeti i LDK-së, Anton Quni, kërkoi që këtë ligj ta procedojnë më tutje. Ndërsa tha se në takimin e radhës të vijnë propozime konkrete.

“Ne i kemi ngritur te gjitha dilemat. Jemi të pajtimit që ligjin ta procedojmë. Nëse ka mundësi brenda javës, e shtyjmë për një javë. Është mirë të kemi kohë dhe në takimin e radhës të vijnë propozime konkrete se këtë duhet ta thërrasim”, tha ai.

Ndërsa deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, propozoi që në mbledhjen e radhës të vijnë për raportim drejtori i Departamentit të Drogës dhe ai i Trafikut. Për këtë të fundit, arsyeja e ftesës janë aksidentet e shumta që po ndodhin në komunikacion.

“Propozoj ta thërrasim drejtorin e departamentit të drogave. Departamenti i trafikut, sepse ka më së shumti aksidente në trafik. Edhe shumë pak po kemi takime të tipit që po mbikëqyrim. Duhet të vijnë drejtorë të ndryshëm”, tha ai.

Pas këtyre diskutimeve, kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, e konsideroi të mbyllur mbledhjen për gazetarë./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme