Vetëm disa ditë më parë, Fifi zyrtarizoi lidhjen e saj me Adis Patushin, ish bashkëshortin e modeles së njohur Adrola Dushit.
Dyshja u pa në një video, në një nga koncertet e Fifit, duke shkëmbyer puthje duke konfirmuar kështu zërat që qarkullonin se këngëtarja ishte në një lidhje.
Por, Fifi gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip, shprehu hapur pëlqimin e saj për djaloshin kosovar Granit Cana. Madje, kur ky i fundit refuzoi të kishin një marrëdhënie bashkë, Fifi kaloi një situatë mjaft të vështirë ku u desh edhe ndërhyrja e mjekëve.
Pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Fifi dhe Graniti u panë në shoqërinë e njëri tjetrit, duke treguar se i kishin ruajtur kontaktet dhe pse jo të kishin një rikthim të mundshëm.
Pasi u konfirmua romanca e Fifit me Adisin, Graniti duket se nuk ka reaguar edhe aq mirë. Një “story” që ai ka postuar në “Instagram”-in e tij personal duket si një “thumb” ndaj këngëtares.
“Kush është fallco ose real, tani duket shumë qartë”- shkruan ai duke mos e sqaruar se kujt i referohet ky dedikim./bw/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...