67 drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë gjatë javës që lamë pas në të gjithë vendin. 46 prej tyre janë ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe 21 për drejtim mjeti pa patentë. Numri më i lartë i të ndaluarve është në kryeqytet, konkretisht 26 shoferë.
Gjatë javës, sipas burimeve të policisë janë pezulluar 402 leje drejtimi, nga të cilat 257 për shpejtësi tej normave të lejuara, 106 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, dhe 39 për qarkullim në sens të kundërt.
Në Tiranë policia bën të ditur se janë goditur 5 raste të mitëdhënies, të cilët janë arrestuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia Rrugore e kryeqytetit ka vendosur edhe 6.721 masa administrative, me një mesatare 960 masa në ditë, kryesisht për përdorim të celularit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit. Gjithashtu janë bllokuar 21 mjete, janë tërhequr 28 targa të huaja, të modifikuara, që nuk i përkisnin mjeteve ose që ishin të çregjistruara në vendet e origjinës./tvklan/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...