Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, njoftoi se është arritur marrëveshje me Federatën e Sindikatave dhe punëdhënësit për pagë minimale prej së paku 18.000 denarë apo në euro 290.
Siç ka njoftuar Kovaçevski, 80,000 bashkëqytetarë, punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin së paku 18.000 denarë.
“Jam i lumtur dhe i kënaqur që mund të njoftoj se kemi arritur një marrëveshje me Federatën e Sindikatave dhe punëdhënësit. 80.000 bashkëqytetarë tanë punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin së paku 18.000 denarë”, ka shkruar Kovaçevski.
Kjo shumë, siç tha ai, tregon për rritje të pagës neto të këtyre punëtorëve për rreth 45 euro më shumë në muaj.
“Kemi premtuar dhe zbatuar masa që ndihmojnë drejtpërdrejt standardin e jetesës. Në një vit jashtëzakonisht të krizës, vit të krizave evropiane dhe botërore, ne mbetemi të fokusuar në mbështetjen financiare të qytetarëve”, ka shkruar Kovaçevski./alsat m/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...