Italia e interesuar të organizojë Euro 2032

19:49 | 7 Shkurt 2022
KRG

Italia është një kandidate si vend pritës i mundshëm i Euro 2032.Këtë e bën të ditur Federata e Futbollit të Italisë me një deklaratë zyrtare.

“Federata Italiane e Futbollit ka paraqitur në UEFA ditët e fundit shprehjen e interesit për organizimin e EURO 2032. Shumë përpara afatit të 23 marsit, FIGC ka komunikuar gatishmërinë e saj për të konkurruar për caktimin e Europianit”, njofton FIGC.

“Organizimi i shkëlqyer i ndeshjeve të Euro 2020 të organizuara në Romë dhe vendosmëria për të rikthyer në vendin tonë një turne të madh ndërkombëtar, e shtynë presidentin Gravina të zyrtarizojë menjëherë qëndrimin e Federatës së Futbollit”, shkruhet poashtu në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme