Përmes një parashtrese drejtuar trupit gjykues, mbrojtësi i Salih Mustafës, avokati Julius Von Bone ka njoftuar gjykatën se ka për qëllim të parashtroj mocion për të hedhur poshtë ndonjë ose të gjitha akuzat.
Kjo është bërë e ditur përmes shkresës së publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Në pajtim me Urdhrin e Trupit Gjykues1 (“Urdhër”) dhe në pajtim me Rregullin 130 (1) të Rregullores së Punës dhe Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës (“Rregullat”), mbrojtja për z. Salih Mustafa me këtë paraqet njoftimin e tij për qëllimin e tij për të paraqitur një kërkesë për të hedhur poshtë një ose të gjitha akuzat në aktakuzë”, thuhet në këtë shkresë.
Shkresa thotë se mocioni do të dorëzohet, në përputhje me Rregullën 130 (2) të Rregullores, brenda dhjetë (10) ditëve nga mbyllja e rastit ZPS-së.
Sipas shkresës, ZPS e ka mbyllur rastin e saj më 4 shkurt 2022, në përputhje me Rregullën 129 të Rregullores.
Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.
“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.
Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...