Google ADS

Ferizaj, arrestohet gruaja e cila sulmoi me thikë bashkëshortin

17:58 | 7 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës në Ferizaj, ka arrestuar një grua e cila dyshohet se ka sulmuar me thikë bashkëshortin e saj 32 vjeçar.
Sipas komunikatës së PK-së, pas pranimit të informacionit se në nga Qendra Emergjente në Ferizaj ka pranuar një informacion se është duke u trajtuar një person i lënduar, kanë nisur hetimet.

E dyshuara 29 vjeç është dërguar në mbajtje 48 orë, kurse i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“Policët e rendit dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj i kanë marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë për ta hetuar këtë ngjarje, e më pas në rast janë kyçur edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve . Ngjarja kishte ndodhur në rrugën ‘’Besim Ndrecaj’’ në Ferizaj, kur personi Q.B ( F/K) e moshës 29 vjeçare kishte sulmuar me një mjetë të mprehtë ( thikë) bashkëshortin e saj me inicialet B.K (M/K) i moshës 32 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore. Personi i lënduar me inicialet B.K, pasi kishte pranuar ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë, ndërsa dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në komunikatë, përcjell arbresh.info.

Pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është iniciuar rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentative’’, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje 48 orë, për procedura te mëtejme hetimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme