Mozzik paralajmëron klipin e këngës së re dhe albumin “Lamboziki”

15:48 | 7 Shkurt 2022
A. B.

Reperi i njohur, Mozzik është padyshim një prej artistëve më të suksesshëm dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Reperi nga Ferizaj prej kohësh ka nis punën për realizimin e një albumi të ri, e që pritet të publikohet shumë shpejt, shkruan arbresh.info

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi i njohur zbuloi se albumi që mban titullin “Lamboziki” do të publikohet më 14 shkurt.

Reperi ka njoftuar se bashkë me albumin pritet të publikohet edhe videoklipi i këngës “Patrolla + Kriminela”.

“14 shkurt del albumi Lamboziki, po bashkë me album del edhe një video e këngës “Patrolla + Kriminal”, a jeni gati”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotove.

Mozzik ka zbuluar se përfshihen gjithsej 14 këngë, një prej të cilave është bashkëpunim i ri me reperin Getinjo. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme