Ish-Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Srdan Darmanoviq thotë se është e vështirë të thuhet se cilat do të jenë zgjidhet për qeverinë e re në Mal të Zi.
“Koncepti është që në të të mos marrë pjesë Fronti i ri Demokratik, ndërsa ata që duan qeveri të rë nuk kanë interes që qeveria e deritashme të të jetë gjatë me mandat teknik” ka thënë ai.
Ish -kryediplomati malazez, tutje, ka theksuar se në qeverinë e re do të hyjnë edhe partitë e pakicave.
Ndërkohë Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka thënë se është interes i Malit të Zi të ketë një qeveri të përgjegjshme dhe se DPS (partia e tij), do t’i ofrojë mbështetje qeverisë së pakicës – me disa kushte të caktuara politike racionale.
“Do të mbështesim secilën qeveri që do ta ruaj karakterin qytetar dhe sekular të Malit të Zi që e çon përpara demokracinë multietnike dhe që i shërben zhvillimit ekonomik dinamik, në mënyrë që Mali i Zu si shtet i zhvilluar dhe demokratike në një të ardhme të afërt, të bëhet pjesë e BE’së” ka thënë ai./express/
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...