Sipas imazheve satelitore të publikuara nga një kompani teknologjike me bazë në SHBA, ushtria ruse ka avancuar forcat ushtarake në disa zona në Bjellorusi, një lëvizje që ka të ngjarë të shqetësojë Ukrainën dhe NATO-n mes frikës se Kremlini po planifikon një inkursion në territorin ukrainas, shkruan CNN.
Imazhet janë në përputhje me videot e postuara së fundi në rrjetet sociale që tregojnë forcat ruse duke lëvizur në Bjellorusi dhe duke krijuar kampe 20 milje larg nga kufiri ukrainas. Disa nga imazhet tregojnë aeroportin Luninets të Bjellorusisë, ku janë vendosur avionët luftarakë rusë, të quajtur Union Resolve 2022, sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400 dhe avionët Su-25.
Ekspertët ushtarakë, besojnë se akumulimi i forcave ruse pranë kufirit ukrainas tani duket se po hyn në një fazë të re: në një sulm më të afërt.
Në videot e postuara në rrjetet sociale shihet një pjesë e sistemit rus të armëve duke u zhvendosur pranë rajonit Bryansk, në kufi me Ukrainën. Sipas CNN, forcat ruse po lëvizin edhe në rajonin e Kurskut, i cili ndodhet 100 kilometra nga kufiri ukrainas. Artileria në rajonin e Moskës tani është shumë pranë kufirit me Ukrainën, duke mbuluar një distancë prej 400 kilometrash, raporton abcnews.al
“Ne besojmë se ekziston mundësia që Vladimir Putin të urdhërojë një sulm ndaj Ukrainës.
“Ky sulm mund të jetë në forma të ndryshme. Mund të ndodhë nesër ose brenda disa javësh”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.
Gjithashtu sipas një deklarate të mëparshme të zyrtarëve amerikanë, Rusia kishte grumbulluar tashmë 70% të trupave të nevojshëm për të pushtuar Ukrainën.
Gjithashtu sipas imazheve, shihen forcat ruse që janë vendosur në një distancë nga vendi ku janë planifikuar stërvitjet, përfshirë në Rechitsa, një qytet bjellorus rreth 170 milje në lindje të Luninets, afër vendit ku takohen kufijtë e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës.
Forca e vendosura aty përfshijnë tanke dhe mjete të këmbësorisë. Grumbullimi masiv i trupave ka shkaktuar alarm tek liderët amerikanë dhe europianë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të enjten se dislokimi i Moskës në Bjellorusi është më i madhi që nga Lufta e Ftohtë.
Një diplomat europian e quajti grumbullimin e forcave një “shqetësim të madh”, duke vënë në dukje se kjo do të ishte pjesa që i mungonte Moskës për të nisur një sulm të shpejtë në kryeqytetin ukrainas , i cili është më pak se dy orë nga kufiri i Bjellorusisë./abcbnews.al
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor