Google ADS

KEDS reagon pas sulmit të punëtorëve në Pejë

14:03 | 7 Shkurt 2022
A. B.

KEDS njofton ka pranuar informatën se gjatë ditës së diel, derisa ekipet ishin duke intervenuar në rrjet në një lagje të Pejës, ata janë sulmuar nga një qytetar.

Sipas KEDS-it, i njëjti ka shkaktuar edhe dëme të aseteve të KEDS, me ç’rast ka dëmtuar shtyllën e vendosur.

“KEDS dënon fuqishëm këtë veprim derisa fton organet e drejtësisë të veprojnë konform kompetencave të tyre që ata të cilën bëjnë veprime të tilla të marrin dënimin e merituar. Ekipet tona në terren janë të përkushtuar maksimalisht që të kryejnë me përgjegjësi të plote detyrat e tyre derisa KEDS bën apel te konsumatorët që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe në asnjë mënyrë të mos bëhen pengesë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në reagimin e kompanisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme