Mgbeike dallohet në derbi dhe zgjidhet MVP

13:09 | 7 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Të shtunën u zhvillua xhiroja e 14-të në Superligën e Femrave.

Derbi u zhvillua mes Prishtinës dhe Bashkimit, që përfundoi 97:74, ku prishtinaset regjistruan fitoren e 14-të nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Te kryeqytetaset u dallua Sarah Mgbeike me 19 pikë, 12 kërcime, gjashtë asistime, një top të vjedhur dhe një bllokadë, duke e pasur indeksin 35, apo më të lartin e ndeshjes. Kjo nuk është hera e parë që Mgbeike zgjidhet MVP në Superligën e Femrave. Ajo u ndihmua nga Tynice Martin me 28 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime.

Trepça shënoi fitore kundër Vëllaznimit, me shifrat 54:50. Te mitrovicaset u dallua braziliania Kelly Muller me 21 pikë, 21 kërcime dhe dy asistime.

Ndërkohë, Penza, ashtu siç është pritur mundi Kastriotin me rezultat bindës 20:150, ndërkohë, që indeksin më të lartë të ndeshjes e kishin Rael Whitsitt dhe Diedona Halitaj.

Amerikania Whitsitt u dallua me 16 pikë, 17 kërcime, 21 asistime dhe 12 topa të vjedhur, ndërsa Halitaj kontribuoi me 38 pikë, pesë kërcime, 11 asistime dhe 17 topa të vjedhur.

Top 5

Sarah Mgbeike (Prishtina) 19 pikë, 12 kërcime, 6 asistime

Tynice Martin (Prishtina) 28 pikë, 4 kërcime, 5 asistime

Kelly Muller (Trepça) 21 pikë, 21 kërcime, 2 asistime

Rael Whitsitt (Penza) 16 pikë, 17 kërcime, 21 asistime

Diedona Halitaj (Penza) 38 pikë, 5 kërcime, 11 asistime

/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme