Kryetari i kryeqytetit të Kanadasë, Otavës, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pas një jave të protestave të shoferëve të kamionëve, kundër kufizimeve për luftim të pandemisë.
Jim Watson ka thënë se qyteti është “plotësisht jashtë kontrollit” dhe se numri i protestuesve është më i madh sesa i zyrtarëve policorë.
Sipas tij, protestat përbëjnë kërcënim për sigurinë e banorëve.
Qendra e Otavës është paralizuar, pasi rrugët janë bllokuar nga makinat dhe tendat.
Fushata “Konvoji i Lirisë” ka nisur pas prezantimit të rregullave të reja kundër pandemisë, për shoferët e kamionëve.
Sipas këtyre rregullave, të gjithë shoferët e kamionëve duhet të jenë të vaksinuar për të kaluar kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.
Pas publikimit të rregullit, protestat janë përhapur edhe kundër kufizimeve tjera për luftim të pandemisë.
Kryetari i qytetit nuk ka dhënë hollësi specifike se çfarë masash mund të marrë, mirëpo policia ka thënë se do të rrisë sigurinë, duke përfshirë edhe arrestimin e mundshëm të atyre që mbështesin protestuesit duke u dërguar naftë dhe ushqime. /Rel/
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...