Nis seanca e tretë për shkarkimin e Metës

10:31 | 7 Shkurt 2022
V. S.

Gjykata Kushtetuese mban sot seancën e tretë publike për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e presidentit shqiptar Ilir Meta. Seanca ka nisur që prej orës 10:00.

Përfaqësuesit e presidentit do t’i përgjigjen 72 pyetjeve që i drejtuan gjyqtarët kushtetues dhe Kuvendi si palë kërkuese.
Pyetjet lidhen me qëndrimin e mbajtur nga Presidenti para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit si dhe me aspektin procedural të vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij.

Gjatë seancës së parë të mbajtur të hënën e javës së shkuar, gjykata rrëzoi një kërkesë të presidencës për dorëheqje të disa gjyqtarëve nga shqyrtimi i çështjes, me pretendimin se ata ishin në konflikt interesi apo se u kishte mbaruar mandati./tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme