Franca ka hartuar një plan për t’i dhënë fund ekstremizmit dhe për të reformuar Islamin.
Qeveria e presidentit Emmanuel Macron ka prezantuar organin e ri të përbërë nga klerikë, laikë dhe gra me qëllim që të ndihmohet komuniteti më i madh mysliman në Evropën perëndimore.
Me Francën e përgjakur nga sulmet e kaluara ekstremiste, me qindra shtetas që kanë luftuar me xhihadistët në Siri dhe me mijëra ushtarë francezë që po luftojnë ekstremizmin në Afrikë, pak njerëz pajtohen se radikalizmi është rrezik për Francën. Mirëpo kritikët e shohin si plan politik për joshjen e votuesve të krahut të djathtë para zgjedhjeve presidenciale të muajit prill.
Organi i ri, i quajtur Forumi i Islamit në Francë, është prezantuar të shtunën nga Ministria e Brendshme në Francë. Përkrahësit thonë se do ta mbajë shtetin dhe pesë milionë myslimanët e tij – të sigurt dhe të lirë nga ndikimi i huaj. Sipas tyre praktikat myslimane në Francë do të vazhdojnë në lidhje të ngushtë me vlerat e çmuara sekulariste në jetën publike.
Ndërkaq kritikët, përfshirë mijëra myslimanë që e shohin fenë si pjesë të identitetit të tyre francezë, thonë se iniciativa e Qeverisë është një hap i ri drejt diskriminimit të institucionalizuar që mban përgjegjës krejt komunitetin për sulmet e dhunshme të ekstremistëve dhe shërben si pengesë për jetën e tyre publike./noa/
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani