Sot rreth orës 13:00 Gjevalin Tuqi është gjetur i plagosur në Gjakovë. Sipas Policisë ai ka pasur plagë në kokë dhe është dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Prishtinës.
Në lidhje me këtë rast në kushte anonimiteti ka folur një fqinj i të ndjerit. Ai i tha Sinjalit se ende nuk po dihet se çka ka ndodh saktë me Tuqin, mirëpo për ta ka qenë tragjike.
“Ka mujt me kon smut najsen po nuk e di. Është tragjike, na ka ardhë keq, nuk po e dijmë çka ka ndodhë”, tha ai.
Fqinji tha se kohëve të fundit e ka takuar shpesh Tuqin, por nuk ka vërejtur diçka të pazakontë.
“Kohëve e fundit e kom taku shpesh por nuk kom mujt me vrejt diçka. Ndoshta ka pas probleme, ne njerëz jemi”, tha ai.
Tuqi është dërguar në Emergjencën e Prishtinës për t’u trajtuar mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë nuk i është nënshtruar ndonjë operacioni. Ai ka ndërruar jetë rreth orë 19:50.
Ndërsa Policia ka njoftuar se në vendngjarje e ka gjetur një armë, një gëzhojë dhe automjeti. Sipas Policisë automjeti i përket Tuqit, ndërsa plagosja dyshohet të jetë kryer me armën që është gjetur afër tij.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...