Google ADS

Lushtaku: Delegacioni i udhëhequr nga Thaçi mbrojti interesat e popullit tonë në Rambuje

22:18 | 6 Shkurt 2022
A. B.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka thënë se Konferenca e Rambujesë shënon përpjekjen më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjen e Kosovës.

“Në këtë datë, para 23 vitesh, i hapi punimet konferenca më e rëndësishme për Kosovën në Rambuje të Francës. Konferenca e Rambujesë shënoi përpjekjen më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjen e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Sipas Lushtakut, delegacioni kosovar i udhëhequr nga Hashim Thaçi, mbrojti interesat e Kosovës në këtë konferencë.

“Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Hashim Thaçi, lider i të gjitha proceseve shtetformuese e shtetndërtuese, tregoi përkushtim e vendosmëri, duke mbrojtur interesat e popullit të Kosovës në Kështjellën e Rambujesë”, ka shkruar tutje ai.

Lushtaku tha se vendosmëria e Hashim Thaçit dhe e delegacionit kosovar si dhe lufta e UÇK-së, solli lirinë e Kosovës dhe i hapi rrugë proceseve të mëvonshme që pasuan me pavarësinë e Kosovës.
“Liderët e Kosovës tejkaluan ndasitë dhe u bënë bashkë për të fituar lirinë e pavarësinë e vendit”, ka përfunduar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme