Profesori universitar, Blerim Latifi ka postuar në Facebook në lidhje me mbajtjen e punëtorive dhe trajnimeve nga ana e institucioneve nëpër hotele, temë kjo që është bërë e njohur kohët e fundit pasi shumë zyrtarë vendosin që të mbajnë nëpër vende turistike trajnimet dhe punëtoritë e tjera.
Latifi kritikon këtë praktikë dhe thotë se atë në Kosovë e sollën burokratët e UNMIK-ut.
“Kur pas luftës në Kosovë u vendos UNMIK, burokratët e tij e gjetën veten në një vend të shkatërruar tërësisht. Këta burokratë, me të përfunduar java e punës, merrnin valixhet dhe vikendet i kalonin në vendet e rajonit, kryesisht nëpër hotelet e Maqedonisë, Greqisë, Serbisë, Malit të Zi, e ndonjëherë edhe në ato të Shqipërisë. Pastaj, po të njëjtit, e shpikën një praktikë tjetër: një pjesë të punëve të tyre i zhvendosnin në këto vende, të tilla si punëtoritë e trajnimet e ndryshme të stafeve vendore, tryezat e konferencat e ndryshme”, shkruan Latifi.
Tutje ai shton se burokratët vendorë “ranë në dashuri” me këtë praktikë dhe shton se Kosova ka humbur shuma të mëdha parash.
“Kështu lindi turizmi i burokratëve ndërkombëtarë, të cilët punën që duhej ta kryenin në Kosovë e zhvendosnin në komoditetin e hoteleve të rajonit. Burokratët vendorë ranë menjëherë në dashuri me këtë lloj turizmi dhe e vazhduan atë edhe pas largimit të UNMIK-ut. Ndër vite Kosova ka humbur, mbase, miliona euro në këtë praktikë të shëmtuar korruptive, ndërsa rezultatet e saj pozitive vështirë se mund të shihen diku. Sigurisht edhe në këtë rast ne jemi sui generis, sepse veç ndër shqiptarë mund të gjesh praktika të tilla ku institucionet zëvendesohen nga hotelet. Kjo mbase është edhe arsyeja pse na janë ngatërruar gjërat dhe luksin e hoteleve e kërkojmë edhe në institucione”, përfundoi ai.
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...