Ky vit do të jetë më pak i kushtueshëm për bashkatdhetarët tanë që zgjedhin të vijnë me vetura, kjo pasi që qeveria shumë shpejtë do të heq pagesën prej 35 euro që njihet si kartoni i gjelbër.
Kjo çështje është ngritë në mbledhjen e komisionit për Buxhet dhe Financa, ku kryetari i këtij komisioni, Naser Osmani ka thënë se janë duke i shikuar të gjitha mundësit ligjore që kjo pagesë të hiqet. Ai po ashtu ka thënë se ekziston baza ligjore dhe se për këtë është konsultuar me guvernatorin e Bankës Qendrore nga i cili ka kuptuar se ka mundësi ligjore.
Pos tjerash, ai ka thënë se kompanitë e sigurimit janë ato që kanë prishë marrëveshjen me Byronë e Kartonit të gjelbër. Për këtë iniciativë janë pajtuar edhe anëtarët e komisionit. Po ashtu, në këtë komision është bërë e ditur se në vendimin e qeverisë për ndryshimet e akcizës në vendimin e kryeministrit ka qenë një gabim teknik ku nuk është theksuar se me ndryshimet e fundit në akcizë është heq akciza për importin e veturave të reja.
Ai po ashtu ka thënë se kjo që iu bëhet bashkatdhetarëve tanë është e padrejtë ku ka treguar se çdo vit Kosova nga remitancat përfiton të hyra 600 deri në 700 milionë euro. Ndërsa, sipas tij nuk është në rregull që këtyre njerëzve të iu merret 35 euro në kufij e që krejt kjo është një vlerë 1 deri në 2 milionë euro.
Po ashtu, komisioni me disa vërejtje ka miratuar raportin vjetor të punës së Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OShP), si dhe ka miratuar raportin vjetorë të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).
Osmani e ka pyetur kryetarin e bordit të OSHP-së, Hysni Hoxha për tenderin e policisë i cili ka kërkuar të di se si është lejuar tenderi në vlerë prej 2 milionë euro më i shtrenjtët se sa ofertuesit e tjerë.
Kryetari i OSHP-së, Hysni Hoxha ka thënë se për nga ankesat Policia e Kosovës e zë vendin e dytë.
“Operatori UNIKAT nga Peja i cili ka qenë i pa përgjegjshëm i cili nuk i ka plotësuar specifikat teknike dhe i cili ka kërkuar që të anulohet tërë aktiviteti i prokurim jo të kthehet në rivlerësim”, ka deklaruar Hoxha.
Po ashtu, komisioni për buxhet dhe financa kanë miratuar projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FACTA.
Ky komision ka vendosur që edhe kërkesa e qytetarëve për plotësim ndryshim të ligjit mbi financat publike të formohet një grup punues në mënyrë që të bëhet vlerësimi i kostos së kësaj kërkese./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...