Reja: Kombëtarja shqiptare po punon mirë, ka entuziazëm, i gjithë kombi shqiptar na mbështet

15:46 | 6 Shkurt 2022
KRG

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka dhënë një intervistë për televizionin italian RAI, ku ka folur ndër të tjera edhe për eksperiencën e tij me kuqezinjtë dhe për karrierën e gjatë.

Tekniku i njohur ka deklaruar se ndihet mirë që punon me të rinjtë dhe se ka ende shumë energji për të vazhduar aventurën në krye të stolit të skuadrës.

“Derisa të kem këtë energji, entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, do të bëjë. Të punoj me të rinjtë të përmirëson, jo thjesht në aspektin fizik, por mbi të gjitha në aspektin mendor”, – u shpreh Reja në intervistën e tij për “Tgr Rai FVG”, që është dega e televizionit italian për zonën e Friulit dhe Venecias, përcjell arbresh.info.

Ndërkaq, trajneri i Shqipërisë vlerëson punën që po bëhet me ekipin kombëtare dhe thekson se mbështetja është shumë e madhe nga të gjithë për t’u përmirësuar vazhdimisht në të ardhmen në drejtim të lojës dhe rezultateve.

“Kombëtarja shqiptare po punon mirë, ka shumë entuziazëm përreth ekipit, i gjithë kombi shqiptar na mbështet dhe na qëndron pranë. Është e qartë që duhet ende të përmirësojmë strukturat e lojës, të përmirësohen mbi të gjitha në aspektin taktik”, – tha Reja, teksa shtoi edhe një batutë për debutimin e tij në stadiumin e famshëm “Uembi” si trajner i kombëtares shqiptare.

“Të bësh debutimin në Uembli, në një stadium me 80 mijë tifozë kundër Anglisë, me gjithë ata yje në fushë, në moshën time është një nga gjërat më të bukura që kam përjetuar në botën e futbollit në fakt”, – tha ndër të tjera tekniku i përfaqësueses shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme