Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kujtuar Konferencën e Rambujesë në 23 vjetorin e saj.
Ajo tha se kjo konferencë ka sjell rezultate historike përfshirë paqen, lirinë dhe pavarësinë. Tahiri theksoi se Konferenca e Rambujes e ka ndalur gjenocidin serb në Kosovë.
“23 vjet nga Konferenca e Rambujesë. Kjo Konferencë solli rezultate historike: solli paqën dhe lirinë dhe pavarësinë, ndali gjenocidin serb ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar në vitin 1999. falë intervenimit ushtarak amerikan dhe te NATO-së kundër Serbisë, që u bë e mundur dhe falë vendimit tonë si Delegacion i Republikës për ta pranuar Marrëveshjen e Rambujesë”, ka shkruar Tahiri në një postim në “Facebook.
Ajo foli edhe për personat që ishin kundër kësaj konferencë.
Sipas Tahirit, po të dëgjoheshin ata, Serbia nuk do të bombardohej dhe lufta do të vazhdonte në Kosovë.
“Më kujtohen qartë se ka pasur zëra që kanë qenë kundër Marrëveshjes së Rambujesë, sikur ti dëgjonim zërat e tillë, Serbia do të mbetej e pabombarduar dhe Lufta dhe tragjedia do vazhdonte në Kosove. Marrja e vendimeve të drejta në kohë të duhura ndryshojnë historinë e një kombi, vendimi që morëm në Rambuje na bëri një komb i lirë, pas shtypjesh ndër shekujë…..çdo herë ndihem krenare që isha pjesë e këtyre ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare ku për caktuam fatin lirisë të kombit tonë – një kombi trim, guximtar, qëndrestar, vetëdijes pa pyetur për çmimin e lirisë, asnjë çast”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...