Lojtarët e Manchester City janë të bindur se trajneri, Pep Guardiola do të nënshkruajë një marrëveshje të re.
Kontrata e spanjollit ka vetëm 16 muaj të mbetur për të përfunduar dhe spekulimet për të ardhmen e tij janë rritur së fundmi, veçanërisht duke pasur parasysh se ai më parë ka hezituar të qëndrojnë në të njëjtin klub për periudha të gjata.
Guardiola kaloi katër dhe tre sezone përkatërsisht te Barcelona dhe Bayern Munchen dhe ai do të jetë në City gjashtë vjet deri në fund të sezonit.
“Mirror” raporton, megjithatë, se ekziston një ndjenjë në Etihad që Guardiola ‘nuk mund të largohet’ pasi ndërtoi një ekip ‘që mund të vazhdoj të dominojë për vite me radhë’.
City ka lëvizur për të lidhur disa nga yjet e tyre me kontrata afatgjate për të sigurara që thelbi i skuadrës së tyre të mbahet i paprekur.
Këtë javë, Joao Cancelo nënshkroi një zgjatje të re kontrate që do të mbajë atë në Etihad deri në vitin 2027. Marrëveshjet e Jack Grealish dhe Ruben Dias gjithashtu do të skadojnë në të njëjtin vit./Arbresh.info
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...