Kryeshefi ekzekutiv i Ngrohtores së Prishtinës “Termokos”, Arsim Fetahu, ka thënë se konsumatorët i kanë borxh mbi 18 milionë euro.
Sipas tij, gjatë tri vjetëve 100 milionë do të investohen për rritjen e kapaciteteve prodhuese.
Sipas tij, gjatë vitit 2021 ka pasur ngritje prej 1.35 milion të shkallës së inkasimit duke shtuar se prodhimi i energjisë është 11% më i lartë.
“Realisht gjatë vitit 2021 kemi pasur ngritje 1.35 milion të shkallës së inkasimit. Edhe faturimi ka qenë 14% më i lartë edhe prodhimi i energjisë 11% më i lartë. Në koordinim me komuna do të vazhdojmë projekte për dyfishimin e kapaciteteve dhe vendosjen e matësve të ngrohjes dhe projekti i energjisë solare. Borxhet e konsumatorëve janë mbi 18 milionë euro. Kryesisht janë në periudha të mëhershme”.
“Zyra Ligjore janë duke dërguar te përmbaruesi çdo konsumatorë që ka borxh më shumë se 50 euro dhe një prej arsyeve që ka ngritje të inkasimit është edhe metoda detyrimore me anë të përmbaruesit”, ka thënë Fetahu për Ekonomia Online.
“Gjatë tre viteve besoj që do të jetë vlera 100 milionë për rritjen e kapaciteteve prodhuese, dyfishimin e kapaciteteve prej 140 deri 280 megavat. Realizimi i projektit kushton rreth 25.7 milionë euro. Projekti tjetër ka të bëjë me vendosjen e matësve vlera e të cilit kalon 11 milionë dollarë e cila është e financuar nga Qeveria amerikane. Deri në fillim të sezonit së ardhshme një pjesë e madhe e konsumatorëve do t’i kenë matësit e instaluar”.
Fetahu ka sqaruar se për qytetarët nuk ka alternativë më të mirë se ngrohja nga “Termokosi”.
Madje, ai tha se gjithçka është duke u furnizuar normalisht, por që i vetmi problem është se “Termokosi” është duke punuar me një bllok të Kosova B1.
“Për një qytetar që punon brenda vendit dhe jeton këtu nuk ka alternativë më të mirë se ngrohja me ‘Termokos’. Fatkeqësisht një pjesë e madhe e qytetarëve të Prishtinës po edhe qyteteve të tjera nuk e kanë këtë mundësi dhe janë detyruar të përdorin alternativa tjera për t’u ngrohur. Sa i përket furnizimit me ngrohje është energjia më e lirë, siguria më e madhe e furnizimit. Gjithçka është duke u furnizuar normalisht i vetmi problem është se jemi duke punuar vetëm me një bllok të Kosova B1 dhe nëse arrihet të kyçet edhe blloku B2 do të marrim energji sa është e dëshirueshme edhe pse KEK-u ka bërë gjithçka që në këtë periudhë të ftohtë të na furnizojë me ngrohje”, tha Fetahu.
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...