Kosova është duke u ballafaquar me gripin sezonal që nga muaji tetor i vitit të kaluar.
E, deri më tani me vaksinën kundër gripit sezonal janë vaksinuar mbi 60.000 persona.
Kështu thonë në një përgjigje për arbresh.info, nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas kësaj përgjigje, vaksina ka ende mjaftueshëm deri në muajin majë kur edhe përfundon sezona e gripit sezonal.
“Deri tani janë mbi 60.000 të vaksinuar kundër gripit sezonal. Ka vaksina të mjaftueshme aktualisht në stok (po kaq edhe sa janë dhënë), të cilat mund të përdoren deri në fund të sezones së gripit që zgjat deri në prill-maj.”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
404 mostra kanë rezultuar pozitive me Influencë ‘A’, dhe 799 mostra kanë rezultuar negative, në laboratorin e qendrës Kombëtare të Influencës në IKSHPK.
Kështu thonë për arbresh.info nga Instituti i Shëndetësisë Publike.
“Në Laboratorin e Qendrës Kombëtare të Influencës në IKSHPK, deri me datën 02 shkurt 2022, 404 mostra kanë rezultuar pozitive në Influence A dhe 799 mostra kanë rezultuar negative. Sipas sub-tipizimit: 6 mostra Influence A (H3) dhe 398 mostra Influence A e pa-subtipizuar”, thuhet në përgjigjën e IKSHPK-së.
Kujtojmë se, gjatë muajit dhjetor mbi 9 mijë qytetarë kërkonin ndihmë mjekësore brenda një ditë.
Kështu pati thënë për arbresh.info, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi
“Në kushte normale kemi rreth 8000 shërbime në 24 orë në të gjitha qendrat, tani këto ditë është rritur në rreth 9000 shërbime. Simptomat janë afërsisht të njëjta dhe nuk kanë ndonjë dallim të madh nga simptomat e COVID-19”, pati thënë Gashi.
Ndryshe, në vitin 2021 Kosova është furnizuar me 140.000 mijë vaksina kundër gripit sezonal./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...