F.N nga Prishtina, tregon se vajza e saj tetë vjeçare ka vendosur syza me dioptri që pesë muaj, për shkak të përdorimit të tepruar të pajisjeve teknologjike.
“Vajza ime tetë vjeçare është dashur të vendos syza me dioptri që pesë muaj, për shkak të mbajtjes së telefonit dhe shikueshmërisë në TV gjatë tërë ditës. Pavarësisht që kohë pas kohe jam munduar t’ja largojë telefonin nga duart kur kam qëndruar në shtëpi. Gjatë tërë ditës që punojë e di që ajo përdor telefonin në shtëpi dhe shikon TV, prandaj kjo ka ndikuar që vajza ime të vendos syza”, thotë ajo.
E, nëse vite me parë fëmijët me syze optike numëroheshin me gishta, sot është një numër i konsiderueshëm i tyre.
Mjekët fajësojnë teknologjinë dhe aparaturat elektronike si shkaktarët kryesorë të dëmtimit të shikimit tek fëmijët.
Vetëm gjatë vitit 2021 në Klinikën e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), 2.400 fëmijë kanë marrë syze me dioptri.
Kështu thotë për arbresh.info Besa Ramadani-Krasniqi, specialiste në këtë klinikë.
Ajo thotë se gjatë vitit 2021 kanë pasur gjithsej 4.550 kontroll të fëmijëve, sipas saj shkaktarët kryesorë që shtyjnë fëmijët për syza është përdorimi i mjeteve teknologjike, dhe disa fëmijë lindin me dioptri të lartë.
“Numri i fëmijëve gjatë vitit 2021 për kontroll ka qenë 4.550, prej tyre 2.400 fëmijë kanë marr syze me dioptri. Gjithmonë shkaktarët kryesorë që shtyjnë fëmijët drejt syzeve janë shkaktarët e lindur, d.m.th. ku fëmijët veç lindin me dioptri dhe shkaktar tjetër përdorimi i mjeteve teknologjike e cila shkakton rritjen e numrit tek dioptria”, thotë ajo.
Se prindërit duhet të kenë kujdes dhe t’i kushtojnë rendësi kësaj çështje, e thotë edhe sociologu Fadil Maloku.
“Kishte me qenë mirë që telefonat apo pajisjet tjera teknologjike vetëm në raste të veçantë me i përdorë fëmijët, përndryshe për ta kaluar kohën në të nuk kishte me qenë mirë sepse dëmtimi i syze është i paevitueshëm, prindërit duhet të kenë kujdes më shumë, dhe të kenë kujdesin maksimal ndaj fëmijëve”, thotë ai.
Ndryshe, pajisjet digjitale tashmë janë bërë pjesë e çdo hapi jetësor që bëjmë. Të gjithë ne përdorim pajisje digjitale me orë të tëra në punë, në shtëpi, në pushime e kudo tjetër. Të gjitha këto pajisje ekspozojnë dritën blu, me energji të lartë në sytë tanë.
Këto janë disa nga këshillat që mund t’i ndiqni për mbrojtjen e syve:
– Mbajeni majën e kranit të kompjuterit pak më poshtë se niveli i syve.
– Mbajeni pajisjen larg syve së paku 20-30 cm.
– Rregulloni ndriçimin për të minimizuar shkëlqimin në ekran.
– Mbyllini sytë shpesh.
– Bëni pushim çdo 20 minuta dhe përqendrohuni për të shikuar një objekt në 20 m lartësi për së paku 20 sekonda.
– Përdorni syze me xhama mbrojtës nga drita blu./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë