SHBA: Gjithnjë e më shumë ka të shtëna masive, më shumë njerëz po vriten

00:30 | 6 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Një projekt kërkimor i financuar nga qeveria amerikane tregon një prirje në rritje të të shtënave masive në Shtetet e Bashkuara, duke zbuluar një numër në rritje të vdekjeve dhe shumica e njerëzve që kryejnë dhunë të tillë kanë përjetuar më parë trauma ose janë në një situatë krize.

Projekti i Dhunës, i financuar nga Instituti Kombëtar i Drejtësisë i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, studioi 52 raste të të shtënave masive, gjatë më shumë se 50 viteve, transmeton portal arbresh.info

Hulumtimi, i publikuar të premten, tregoi se nga të gjitha ngjarjet e të shtënave masive nga viti 1966 deri në vitin 2019, më shumë se gjysma e rasteve kanë ndodhur nga viti 2000 e tutje, nga të cilat 20 për qind kanë ndodhur nga viti 2010 deri në vitin 2019.

Studimi thekson se në pesë vitet e fundit janë vrarë rreth 51 njerëz nga të shtënat masive, ndërsa në vitete 1970 vriteshin mesatarisht tetë njerëz çdo vit.

Departamenti i Drejtësisë publikoi disa nga pikat kryesore të studimit një ditë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland u takuan me kryebashkiakun e qytetit të Nju Jorkut për të bërë thirrje për investime më të mëdha në policinë lokale për të luftuar rritjen e fundit të dhunës së armatosur.

“Ky studim, njëri më të mëdhenjtë mbi dhunën masive deri më sot, shfaq një shqetësim të madh, sepse tregon se më shumë amerikanë janë duke vdekur ditët e sotme si pasojë e të shtënave masive, sesa vite më parë”, tha Amy Solomon, zëvendës ndihmës prokurore e përgjithshme në Zyrën e Programet e Drejtësisë.

Studimi analizoi të dhënat për të shtënat masive duke përdorur një bazë të dhënash të disponueshme publike dhe nga burimet e hapura, si gazetat dhe mediat sociale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme