Laureta Zyba, konkurrentja e Për’puthen është njëra ndër konkurrentet më të komentuara të javës që lamë pas.
E gjithë kjo pasi ajo kishte një të kaluare jo të mirë penale.
Ajo ka treguar se ishte në moshë të vogël dhe gaboi se i besoi një djali.
Një personazh i njohur publik, me të cilin Laureta ka përjetuar një histori dashurie derisa përfundoi pas hekurave.
“Kemi qenë në një aheng me shoqërinë dhe njoha një djalë me atë fasadën si ishte paraqitur dhe lidhja jonë filloi më publike, po lëviznim jashtë vendit dhe nuk kisha asnjë dyshim se kam qenë 23 vjeçe ndërsa ai 34 vjeç. I vetmi gabim ka qenë që i besova atij derisa u arrestova. Atëherë i besova çdo gjë shtetit se ishte personalitet tjetër, nacionalitet tjetër, dikush tjetër, jo ai që njihja unë”.
Ajo ka thënë se tashmë këto akuza janë mbyllur.
“Kjo çështje është mbyllur dhe kam sjellë dokumente. Ka qenë rast i ndodhur dhe kam qenë në vendin e gabuar. Djali ka pasur disa gjëra të jashtëligjshme, mirëpo rreth meje nuk ka pasur asgjë. Çështja ime ka përfunduar brenda 2 muajve çdo gjë”.
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...