Austri, 9 të vdekur nga ortekët në Alpe

17:28 | 5 Shkurt 2022
A Z

Autoritetet në Austri paralajmëruan sot për rrezik “të konsiderueshëm” të ortekëve në perëndim të vendit pasi nëntë persona humbën jetën brenda 24 orëve, transmeton Anadolu Agency.

Policia tha se tetë persona vdiqën në tre incidente të veçanta në shtetet Vorarlberg dhe Tirol të premten. Në ortekun afër kufirit austro-zviceran, katër shtetas suedezë dhe udhërrëfyesi i tyre austriak humbën jetën.

Sot, autoritetet e Tirolit raportuan vdekjen e një personi në afërsi të fshatit Schmirn në një ortek, kurse një tjetër person është zhdukur.

Zyrtarët paralajmëruan skiatorët që kanë dalë në Alpe se edhe lëkundjet e lehta mund të shkaktojnë një ortek bore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme