Google ADS

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria e Pejës jep detaje për të arrestuarin e katërt

16:30 | 5 Shkurt 2022
A Z

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se K.M, i dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve” është arrestuar për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes se trefishtë në Gllogjan të Komunës së Deçanit, ka ndaluar K.M., nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve””, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

“Prokurorja e çështjes, në vazhdën e hetimeve intensive për rastin në fjalë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë .

Po ashtu, brenda afatit ligjore, prokurorja e çështjes, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Pejës.

Për rastin tragjik i cili mori jetën e tre personave dhe plagosjen e një personi, kjo prokurori është duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale”./arbresh.info/

Të ngjashme