Aeroplanët e NATO-s u përpoqën të kapin aeroplanët ushtarakë rusë teksa i afroheshin hapësirës ajrore të Letonisë.
Radari estonez zbuloi aeroplanin mbi Detin Baltik të martën mbrëma, njoftoi NATO. Përveç aeroplanit kryesor, asnjë nga aeroplanët e tjerë ushtarakë rus nuk ishin regjistruar për fluturim.
NATO dërgoi aeroplanë për të identifikuar aeroplanët dhe më vonë raportoi se aeroplani ushtarak fluturoi në hapësirën ajrore ruse, raporton cnn.
Aleanca verioro-atlantike nuk tha se sa aeroplanë rusë ishin të përfshirë. Fluturimet vijnë pasi Flota Veriore e Rusisë është vendosur në gatishmëri të plotë luftarake për stërvitjet ushtarake që përfshijnë gati 40 mijë trupa dhe 50 anije luftarake.
Stërvitjet kanë tronditur nervat në shtetet e afërta të NATO-s, përfshirë Letoninë, ku trupat dhe pajisjet amerikane mbërritën së fundmi për stërvitjen e NATO-s dhe ku frika po rritet për lëvizjen e radhës të presidentit rus Vladimir Putin.
Në të njëjtën kohë të mërkurën, Putin iu bashkua një festë në Sheshin e Kuq të Moskës, ku rusët festuan njëvjetorin e aneksimit të Krimesë.
NATO e ka dënuar aneksimin si një rrëmbim të paligjshëm të territorit dhe po rrit praninë e trupave të saj në rajon, në atë që zyrtarët thonë se është një përpjekje për të dekurajuar Putinin nga shkelja e vendeve të tjera.
Putin e përshkruan aneksimin si një “ribashkim”, duke thënë se banorët e Krimesë votuan me shumicë dërrmuese për të qenë pjesë e Rusisë.
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...