Roma është duke kaluar nëpër një formë të mirë në Serie A, pasi ka marrë gjashtë pikë nga dy ndeshjet e fundit.
Giallorosët kërkojnë sot fitoren e tretë radhazi në kampionat, ku janë nikoqir të Genoas.
Mysafirët duan të befasojnë në Olimpico, pasi ndodhen në zonën e poshtme të tabelës dhe kanë nevojë të madhe për pikë.
Nga ana tjetër një fitore eventuale e Romës do t’ia shtonte gjasat kësaj skuadre për një vend në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Dy trajnerët kanë publikuar tani emrat e futbollistëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Oliveira, Maitland-Niles; Mkhitaryan; Zaniolo, Abraham, shkruan telegrafi.
Genoa: Sirigu; Hefti, Vanheusden, Bani, Vasquez; Sturaro, Badelj, Portanova; Ekuban, Destro, Yeboah.
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi