7 të vdekur për një muaj në aksidente trafiku/ Këto janë disa nga shkaqet kryesore të aksidenteve

12:24 | 5 Shkurt 2022
S D

544 aksidente trafiku kanë ndodhur në Kosovën vetëm gjatë muajit janar të këtij viti.

Ndër to shtatë aksidente trafiku kanë përfunduar me fatalitet.

Kështu thonë për arbresh.info nga Policia e Kosovës.

“Për muajin janar 2022, aksidente fatale 7, aksidente me lëndime 544”, thuhet në përgjigjën e Policisë së Kosovës.

Se cilat janë disa nga shkaqet kryesore që shtyjnë drejt aksidenteve rrugore, tregon eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti.

“Një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore është mosrespektimi i shpejtësisë së lëvizjes, mungesa e sinjalizimit horizontal dhe vertikale, alkooli, dhe kushtet teknike të automjetit në Kosovë”, thotë ai.

Ndryshe, rrugët e Kosovës vazhdojnë të jenë fatale për qytetarët e vendit, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në rregullat e trafikut.

Kujtojmë se, Policia e Kosovës vazhdimisht bënë thirrje që të bëhet kujdes me shpejtësinë gjatë vozitjes./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme