Lewandowski: “FIFA The Best” më i rëndësishëm se Topi i Artë, kapitenët dhe trajnerët më objektivë se gazetarët

21:44 | 4 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Robert Lewandowski nuk ia doli të fitonte Topin e Artë pavarëisisht se konsiderohej një favorit duke marrë në konsideratë golat e shumtë të shënuar nga sulmuesi. Në fund, trofeu prestigjioz përfundoi në pronësinë e Lionel Messi, ndërsa polaku në fund u mjaftua më çmimin “FIFA The Best”.

Së fundmi, lojtari i Bayern Munchen ka folur për mediat e vendit të tij, ndërsa thekson se duke e menduar situatën më “ftohtë”, FIFA the Best mund të jetë çmim më i mirë se Topi i Artë.

“Kam menduar së fundmi dhe kam arritur në konkluzionin se çmimi FIFA The Best është më i rëndësishëm. Në Topin e Artë votojnë gazetarët ndërsa te FIFA The Best votojnë kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve të cilët janë më objetivë sepse ata e dinë sa kushton të fitosh një ndeshje, të vendosësh një rekord apo një dëmtim”.

“Ndoshta për prestigj Topi i Artë mund të jetë më i mirë, por mirënjohja që mora te çmimet The Best më mbushi me krenari sepse tregon se vlerësohet puna ime”, u shpreh Lewandowski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme