Sot u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Fakultetit të Filozofisë për ofrimin e trajnimeve dhe punës prakitke për studentët e këtij fakulteti, konkretisht atyre të Antropologjisë dhe Historisë.
Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i kushteve për ngritje të kapaciteteve, cilësisë dhe aftësive profesionale – praktike të studentëve nëpërmjet bashkëpunimit të dy institucioneve në fusha të ndryshme të trashëgimisë kulturore, trajnimeve profesionale, ekspertizave, zhvillimit të projekteve, si dhe shkëmbimit të eksperiencave.
Në emër të MKRS-së, nënshkrimin e këtij memorandumi e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi, ndërsa në cilësinë e përfaqësuesit të Fakultetit të Filozofisë, memorandumin e ka nënshkruar prof. dr. Muhamet Qerimi, prodekan.
Sekretari Firzi nënshkrimin e memorandumit me Fakultetin e Filozofisë e cilësoi një vazhdimësi me institucionet që kontribuojnë në të mirë të trashëgimisë kulturore dhe kjo i shërben ngritjes së kapaciteteve të Kosovës në fushën e trashëgimisë.
Ndërsa prof. Qerimi e vlerësoi këtë akt si një mundësi të re për studentët e Fakultetit të Filozofisë që ata të marrin përvojat praktike në fushat përkatëse që u interesojnë atyre.
Të dy palët u zotuan se bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej, tërësisht në shërbim të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve në fushën e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj