Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Arbër Xhaferi”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi tha për arbresh.info se në aksident është i përfshirë një kamion, i cili ishte duke u vozitur nga viktima dhe ka përfunduar jashtë autostradës.
“Në ora 15:40, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, kilometri i 14-të, drejtimi Ferizaj-Prishtinë. Në aksident ishte përfshirë një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës. Ekipi mjekësor ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete”, tha Krasniqi.
Krasniqi tha se policia, prokurori dhe njësi tjera kanë dalë në vend-ngjarje për t’u marrë me procedurat dhe ekzaminimet në vend-ngjarjen e aksidentit./arbresh.info/
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...