Mësohen të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në All-Star Game në NBA

19:27 | 4 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Ndeshja më e madhe e vitit në basketboll padyshim që është ajo e All-Star në NBA.

Javë më parë janë bërë publike edhe kapitenët e dy konferencave, ku LeBron James është nga Konferenca e Perëndimit dhe Kevin Durant nga ajo e Lindjes.

Pasi ishin bërë të ditur lojtarët startues, tani janë mësuar edhe rezervistët e kësaj ndeshje të madhe.

Ndeshja e All-Star këtë vit zhvillohet në Cleveland më datën 10 shkurt dhe tanimë kanë filluar përgatitjet për këtë sfidë të madhe.

Së bashku me LeBron James e Kevin Durant tetë basketbollistët startues tjerë janë edhe Giannis Antetokounmpo, Stephen Curry, DeMar DeRozan, Joel Embiid, Nikola Jokic, Ja Morant, Andrew Wiggins e Trae Young,

NBA tanimë ka publikuar edhe emrat e basketbollistëve rezervë nga dy konferencat.

Devin Booker, Chris Paul, Luka Doncic, Karl-Anthony Towns, Donovan Mitchell, Rudy Gobert dhe Draymond Green janë nga Konferenca e Perëndimit, derisa Fre VanVleet, Jimmy Butler, Jayson Tatum, Khris Middleton, Zach LaVine, James Harden e Darius Garland nga Lindja.

Kjo ndeshje e madhe do të zhvillohet në Rocket Mortgage FieldHouse të Cleveland me fillim nga ora 12:30 pas mesnatës me orën tonë lokale.

Dy kapitenët, LeBron James dhe Kevin Durant pas disa ditësh do të bëjnë përzgjedhjen e lojtarëve të cilët do t’i kenë në ekipin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme