Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë të ditur masat e reja anti-Covid-19 që u miratuan sot nga Qeveria e Kosovs.
Sipas tij, duke u bazuar nga ecuria e COVID-19 por duke mos e nënvlerësuar atë dhe duke marrë parasysh që mund të ketë variante të reja kanë marrë masat e reja lehtësuese.
Ai në një konferencë për media ka treguar se cilat janë masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër e për të cilat thotë se do të kenë efekt vetëm nëse zbatohen në praktikë, shkruan arbresh.info.
Sipas ministrit Latifi nga nesër kur pritet të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, maskat nuk janë të obligueshme në ambiente të hapura, por vetëm në ato të mbyllura.
Masat e reja janë:
Hyrja në Kosovë iu lejohet personave që posedojnë certifikatën e vaksinimit me dy vaksina (vetëm me një nëse është nga Johnson & Johnson), ata që janë me një dozë të vaksinës duhet të kenë edhe testin PCR negativ dhe personat që kanë kaluar COVID-19 në tre muajit e fundit ose është testuar negativ në 48 orët e fundit.Hiqet obligimi i bartjes së maskës në hapësira të hapura, por jo edhe për ambiente të mbylluraKufizimi i qarkullimit do të jetë nga ora 00:00 e natës deri në orën 05:00 në mëngjes.Gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.Në hapësirat garuese në ambiente të mbyllur lejohet prania e shikuesve deri në 10 %, derisa në hapësirat garuese në ambientet e jashtme deri në 30 %.Lejohet aktiviteti i bibliotekave, kinemave dhe teatrove deri në 50 % të kapacitetit dhe rihapen fitneset dhe palestrat./arbresh.info
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban