Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar rreth shpenzimeve të disa deputetëve që u publikuan në media.
Kurti duke folur rreth çështjes së mbulimit të shpenzimeve të udhëtimit, për deputetët që nuk jetojnë në Prishtinë, tha se e kupton indinjatën e qytetarëve, por sipas tij është i padrejtë piketimi i një deputetit të veçantë në lidhje me këto shpenzime.
Kurti tha se të tilla shpenzime ka pasur më shumë se një dekadë, shkruan arbresh.info.
“Shefja e GP të LVV-së ka bërë të ditur se të gjithë deputetët tanë do të tërhiqen vullnetarisht nga kompensimi i tillë dhe ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit rishikimin e ëktij vendimi. E kuptoj që shpenzimet e tilla mund të kenë qenë nga Kuvendet e kaluara, sidoqoftë këto pagesa duhet rregulluar dhe Kuvendi duhet të merr veprime për të ndryshuar rregulloret e kompensimit për deputetët. E kuptoj plotësisht indinjatën e qytetarëve për këto shpenzime, por në të njëjtën kohë është e padrejtë piketimi i ndonjë deputeti të veçantë, ose deputeteje të veçantë për një vendim që është i vitit 2011. Më shumë se një dekade, kemi pasur shpenzime të tilla”, tha kryeministri Kurti.
Kurti tha se është detyrë e secilit në vend, sidomos e personave të zgjedhur dhe shërbyesve civil që ta ruajnë kuletën e shtetit.
“Ata duhet të jenë shembull për qytetarët. Si ekzekutiv, ne e kemi bërë këtë, fillimisht me vendimin për uljen e pagave për kabinetin qeveritar. Ju jeni dëshmitarë për uljen e shpenzimeve të shpenzimeve pikërisht kur janë rritur të hyrat, si nga Dogana, në administratën tatimore e nga ekspertët e shtuara e investimet e huaja të rritura. Prandaj, besoj që deputetët e zgjedhur nga populli duhet të jenë shembull për të gjithë dhe qytetarët presin edhe më shumë edhe më mirë prej tyre”, tha Kurti në konferencën për media./arbresh.info/
Si të shmangni dhimbjet e stomakut në vjeshtë, tri kura naty...
Ushqimet që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak
Pas Bejrutit, Izraeli godet edhe Damaskun, vriten dhëndri dh...
Izraeli sulmon objektivat e Hezbollahut pranë Bejrutit
Moment historik për gratë në Meksikë, zgjidhet presidentja e...
Balla: Shqipëria drejt anëtarësimit në BE