Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar emrat e gjashtë emrat e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë.
Në mesin e këtyre emrave, është edhe ish -kreu i KPK-së, Blerim Isufaj, shkruan arbresh.info.
Publikimi i këtyre emrave ka ardhur pas mbylljes së konkursit për këtë pozitë.
“Aplikojnë 6 kandidatë për Kryeprokurorë të Shtetit. Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njofton se sot ka përfunduar afati 15 ditorë për aplikim të prokurorëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, afat ky, i përcaktuar me Konkursin e shpallur më 17 janar 2022”, njofton KPK.
“Të drejtën për aplikim e kanë shfrytëzuar 6 prokurorë, të cilët kanë dorëzuar aplikacionet brenda afatit të përcaktuar me konkursin e lartcekur. Prokurorët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë: Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit; Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës; Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës; Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit si dhe Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftimin e KPK-së.
KPK thotë se renditja e prokurorëve kandidatë është bërë me renditje alfabetike.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se këta janë kandidatët e vetëm, pasi sipas KPK-së janë në pritje edhe të aplikimeve me postë.
“Sa i përket numrit të saktë të prokurorëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit duhet pritur aplikacionet e tjera eventuale, të cilat mund të pranohen përmes Postës”.
“Lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka bërë ftesë zyrtare partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile që përcjellin aktivitetet e sistemit prokurorial për të monitoruar procesin, ndërsa për të martën, më 8 shkurt 2022, i ka ftuar për të monitoruar hapjen e të gjitha aplikacioneve të prokurorëve që kanë aplikuar për këtë pozitë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, mandati shtatëvjeçar i Aleksandër Lumezin në krye të Kryeprokurorisë së Shtetit pritet të përfundojë në muajin prill të këtij viti./arbresh.info/
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...