Google ADS

Këto janë vendimet e marra nga bordi i FBK-së në mbledhjen e fundit

16:10 | 4 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 03.02.2022 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

  1. I ka miratuar Raportet e Punës dhe ato Financiare të muajit Janar;
  2. E ka miratuar sistemin e garave në basketbollin 3×3 në FBK;
  3. E ka miratuar kërkesën për mbështetje financiare të FIBA3x3 Challenger që do të organizohet nga 3×3 Prishtina;
  4. E ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova nga kjo pozitë për shkak të angazhimit të tij si Drejtor i Sportit dhe Rinisë në Komunën e Prishtinës;
  5. I ka emëruar përzgjedhësit e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës:

U20 Femrat: Furkan Saglik – Përzgjedhës dhe Emrah Karatas – ndihmëstrajner;

U20 Meshkujt – Dritëro Sefaja – Përzgjedhës dhe Dion Pllana – ndihmëstrajner;

U18: Ilir Selmani – Përzgjedhës dhe Donat Musa – ndihmëstrajner;

U16: Valentin Spaqi – Përzgjedhës dhe Driton Obërtinca – ndihmëstrajner.

  1. Ka vendosur që Kuvendi i Rregullt i FBK-së të mbahet më 24 Mars në Prishtinë;
  2. E ka emëruar Blerim Vuniqin si anëtar të Bordit Drejtues në Ligën UNIKE;
  3. Ka vendosur që Workshop-i i Klubeve në organizim të FIBA-s dhe FBK-së të organizohet më 26 e 27 Shkurt në Prishtinë;
  4. Ka vendosur që drafti i Jr NBA të mbahet më 23/24 Shkurt në Prishtinë.

Vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme