Erdogani thotë se Perëndimi s’ka bërë asgjë për krizën Ukrainë – Rusi

15:46 | 4 Shkurt 2022
V. S.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës Rusi – Ukrainë dhe se kanë qenë thjesht pengesë.

“Më duhet ta them këtë shumë qartë: nëse keni vëmendje, Perëndimi fatkeqësisht nuk ka kontribuuar asgjë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Mund të them se ata ishin, në mënyrë të fjalëpërfjalshme, vetëm pengesë”, u tha presidenti turk gazetarëve gjatë fluturimit tek po kthehej nga Ukraina.

Erdogani, i cili ka bërë ofertë për të qenë ndërmjetësues për zgjidhjen e krizës, tha se asnjë udhëheqës evropian nuk ka arritur që ta zgjidhë mosmarrëveshjen dhe se presidenti amerikan, Joe Biden, nuk ka dhënë ende ndonjë kontribut pozitiv.

Presidenti turk, i cili ka lidhje të ngushta me homologun rus, Vladimir Putin, tha e e vlerëson shumë vizitën e planifikuar të Putinit në Turqi, shkruan Reuters.

Komentet e tij erdhën pas takimit me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, të enjten në Kiev, ku e përsëriti ofertën e Turqisë për të ndërmjetësuar në krizën me Moskën. Presidenti ukrainas e mirëpriti ofertën, ndërsa Erdogani gjithashtu e propozoi organizimin e një takim mes Putinit e Zelenskiyt./express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme