Nga e hëna, Greqia shfuqizon masën e prezantuar më 19 dhjetor 2021 për PCR të detyrueshëm/test të shpejtë për hyrjen në vend si për udhëtarët e vaksinuar ashtu edhe për të pavaksinuar, masë kjo që vlen edhe për qytetarët e Maqedonisë veriore, tha korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris tha këtë mëngjes se ata që kanë një certifikatë të vlefshme evropiane nuk do të kenë nevojë për një test udhëtimi në Greqi.
“Nga e hëna, 7 shkurt, hyrja në vend për ata që kanë një certifikatë evropiane aktive do të jetë pa test të detyrueshëm”, tha Pleuris.
Siç është praktikë në Greqi dhe siç njofton rregullisht MPB-ja, të gjitha rregullat për udhëtim në vend do të shpjegohen në detaje në vendimin ministror që do të publikohet në Gazetën Zyrtare.
Vendimi i fundit ministror nga 24 janari është në fuqi deri të hënën në orën gjashtë të mëngjesit dhe parashikon një test të detyrueshëm negativ PCR ose test të shpejtë për të gjithë udhëtarët pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në vend dhe nëse janë të vaksinuar apo jo./alsat.mk/
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin