Google ADS

Mickoski: Bullgaria nuk respekton parimin e reciprocitetit

12:06 | 4 Shkurt 2022
V. S.

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se nuk ka asgjë kundër që të shënohet bashkërisht me Bullgarinë, figura e Goce Dellçevit.

“Nëse festohet 150 vjetori i lindjes së maqedonasit të madh, dhe birit maqedonas Goce Dellçev, nuk kam kundër”, tha Mickoski.

Ai shtoi se Bullgaria nuk është e gatshme që ta pranojë pakicën maqedonase dhe nga Maqedonia kërkon përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë.

“Kërkuan që të përfshihet populli bullgar në Kushtetë dhe nuk janë të gatshëm të respektojnë parimin e reciprocitetit”, tha Mickoski./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme