12 shtatzëna po trajtohen për Covid-19 në Gjinekologji

10:47 | 4 Shkurt 2022
V. S.

12 gra shtatzëna janë duke u trajtuar në Klinikën e Gjinekologjike për shkak të infektimit me virusin Covid-19.

Ndërkaq, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) trajtim mjekësor po marrin 232 pacientë, 219 janë të konfirmuar me Covid-19, 9 negativë dhe 4 të tjerë të pakonfirmuar.

Njoftimi i plotë:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës trajtim mjekësor po marrin 232 pacientë, 219 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 9 të negativizuar dhe 4 të tjerë të pakonfirmuar.

152 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 16 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive,77 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive,16 pacientë

Klinika e Pediatrisë,10 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë,12 pacientë

Spitali i Prizrenit, 20 pacientë

Spitali i Pejës, 25 pacientë

Spitali i Gjakovës,24 pacientë

Spitalit Mitrovicës,16 pacientë

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë

Spitali i Gjilanit, 23 pacientë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme