Publikohet logo kushtuar 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

10:31 | 4 Shkurt 2022
V. S.

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka publikuar një logo kushtuar 100 vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ambasada e SHBA do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve përgjatë gjithë vitit 2022, tha Kim në një postim në facebook.

“Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju sot logon që SHBA dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm”, sqaron Kim.

Sipas Kim, logoja e re shpreh miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar nëpërmjet “ngjyrave, skicimit dhe fjalëve”.

“Ajo që personalisht më pëlqen është që numri 100 përfshin simbolin e pafundësisë. Ne festojmë se sa shumë kemi ecur bashkë dhe gjithashtu mirëpresim arritjet që do të vijnë. Ndërsa ecim përpara uroj që populli amerikan dhe shqiptar të qëndrojnë gjithmonë krah për krah. Gëzuar, edhe 100!”, ka shtuar Ambasadorja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme