Google ADS

Prej më shumë se 10 vitesh në arrati, arrestohet në Greqi dhe ekstradohet i dënuari për vrasje

09:46 | 4 Shkurt 2022
V. S.

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar në Greqi dhe së fundi është ekstraduar në Shqipëri pas një bashkëpunimi të suksesshëm midis Interpol Tirana dhe homologëve grekë.

Kështu bëhet e ditur nga Policia e Shtetit në një njoftim për shtyp.

Sipas njoftimit, shtetasi Elvison Dimo, 45 vjeç, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në vitin 2009 me 20 vjet burgim për veprën penale “vrasja me paramendim”.

“Në vitin 1997, në Patos, Fier, shtetasi Elvison Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. B,” njofton Policia. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme