Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike “KEDS”, është duke punuar në përmirësimin dhe rregullimin e infrastrukturës së shpërndarjes së energjisë elektrike në fshatin Carrabreg i Ultë në Komunën e Deçanit, në lokacionin e quajtur “Ledina”.
Projekti i rreth 50 mijë eurove i filluar së implementuari në muajin gusht dhe që pritet të kryhet në fund të këtij viti është mirëpritur nga banorët e këtij fshati.
Dervish Ramë Demhasaj i moshës 63 vjeçare nga Carrabregu tha se rrjeti ishte shumë i vjetruar dhe se rrjeti i i ri është shumë i mirë se ardhur.
“Që 40-50 vjet i kemi këto shtylla, edhe për çdo dimër na kemi mbetë n’terr”, është shprehur Demhasaj.
Sipas tij asnjë fshat nuk kishte më shumë nevojë për intervenim sesa Carrabregu i Ulët. Duke krahasuar gjendjen e më pashme me atë të tashmen, ai thotë që të jetë 100 përqind më mirë.
Inxhinieri i KEDS-it Hamdi Kerolli, mbikëqyrës për projekte në Distriktin e Pejës tha se 50 % e projektit është kryer, dhe se deri në fund të vitit është paraparë që të përfundojë i tërë projekti.
“Në këtë projekt janë të parapara të vendosen n jë trafo me fuqi 250 kVA, dhe një trafo me fuqi 160 kVA”, tha Kerolli.
Po ashtu do të vendosen edhe 98 shtylla të betonit të tensionit të ulët dhe të tensionit të mesëm.
Sipas tij përfitimet e konsumatorëve do të jenë të mëdha dhe se ndër të tjera ata nuk do të jenë më të rrezikuar nga rrjeti i vjetër, do të ketë rrymë stabile dhe se do të ketë tensione të plotë.
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës