Jusuf Ulaj, i cili është këshilltar për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar për shpenzimet e deputetëve të Kosovës për derivate.
Ai ka thënë shumë nga anëtarët e VV-së që janë për parime dhe ndaljen e të këqijave në vend, presin reflektim nga grupi parlamentar.
Ulaj në një postim në Facebook, ka thënë se shpenzimet në karburante duhet sqaruar dhe ndalur.
“Shumë nga ne qe në Lëvizje jemi për parime dhe ndaljen e të këqijave në këtë vend, presim reflektim nga grupi parlamentar që na përfaqëson! Shpenzimet në karburante duhen sqaruar dhe ndalur”, ka shkruar ai, transmeton arbresh.info.
Kanal 10 ka publikuar listën e shpenzimeve të deputetëve për pjesëmarrje në seanca dhe komisione të Kuvend, ku në mesin e atyre që kanë shpenzuar më së shumti janë edhe deputetë të VV-së.
Njëra nga to është edhe Yllza Hoti, e cila jeton në Prishtinë, por ka deklaruar se ka shpenzuar 810 euro për karburante për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021//arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...