Ndeshja e gjysmëfinales së Kupës së Kombeve mes Kamerunit dhe Egjiptit ishte një ndeshje e jashtëzakonshme.Dy kombëtarët nuk kanë mundur të gjejnë një gol të vetme për 90 minutat e parë, ndërsa kanë vazhduar në vazhdime.
Por, as vazhdimet nuk ishin të mjaftueshme, andaj kanë vazhduar drejt penalltive.
Kameruni ishte kombëtarja e parë e cila fillojë me penallti.
Vendasit nuk ishin aq të mirë nga pika e bardhë e penalltisë, ku prej katër sosh, i kanë humbur tri prej tyre.
Ndërsa Egjipti, janë treguar shumë të saktë duke shënuar të gjitha penalltitë.
Tashmë janë mësuar dy kombëtarët të cilët do të garojnë për Kupën e Afrikës dhe ata janë Senegal-Egjipt.
Finalja do të zhvillohet më 6 shkurt në ora 20:00. /arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...